Miratohet propozim vendimi për themelimin Qendrës Përkujtimore të Holokaustit Shqiptar ‘Bllacë 1999’

14:21 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin e Qendrës Përkujtimore të Holokaustit Shqiptar ‘Bllacë 1999’.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë pranuar shkresë ku propozohet dy Qeverive asaj të Maqedonisë dhe Kosovës të shqyrtojnë propozimin për ngritjen e një qendre përkujtimore në Bllacë.

Zv. kryeministri Enver Hoxhaj ka kërkuar që fjala holokaust të zëvendësohet me gjenocid./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/583632678775322/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme