Google ADS

FSK-ja nuk mund të hyjë në Veri pa lejen e KFOR-it

13:21 | 12 Shkurt 2019
L G

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka thënë se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Stoltenberg ka folur edhe për FSK-në, ku ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ata nuk mund të shkojnë në veri.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg, raporton Telegrafi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme