Maqedonia tani e ka rrugën e hapur për në Evropë pasi e ka ndërruar emrin dhe pas kësaj priten investime nga kompani të mëdha. Por në procesin e krijimit dhe zhvillimit të kompanive të reja, që ndryshe njihen si start up, Maqedonia vetëm viteve të fundit ka filluar të merr njohje. Revista prestigjioze Forbes nuk harron të përfshijë ndërmarrësit e rinj të Maqedonisë nëpër listat vjetore për ndërmarrësi tek të rinjtë.
Bëhet fjalë për Arijana Koskarova dhe Bojan Koskarov që e kanë krijuar dhe zhvilluar qendrën për mësime jo-formale, Creative Hub që tanimë ka zyrë edhe në Shqipëri, përveç zyrës kryesore në Shkup.
“Dyshja vëlla-motër, Bojani dhe Arijana Koskarova kanë krijuar qendrën për trajnime profesionale në Maqedoni duke u fokusuar në trajnime për marketing, ueb dizajn, burime njerëzore dhe shumë trajnime tjera. Në këto qendra trajnimesh ata japin përvoja profesionale për të rinjt. Ata këtë vit do të hapin qendrën e dytë të këtij lloji, edhe atë në, Shqipëri” thuhet në arsyetimin e Forbes për përzgjedhjen e dy të rinjëve në Maqedoni.
Arijana, njëra ndër të përzgjedhurat, e ka pritur shumë mirë këtë lajm, duke thënë për Telegrafin “Kam qarë kur e kam parë email-in e Randal Lejn ku na njofton se jemi përzgjedhur në listën e Forbes për të rinj ndër 30 vite, për vitin 2019. Ky është titulli më i madh që mund ta merr një ndërmarrës i ri. Nuk ekziston ndonjë çmim tjetër më i madh për mua dhe për punën që e bëjmë.”
Përndryshe, vitin e kaluar në listën e Forbes ishin Nina Angelovska nga Grouper.mk dhe Zharko Dimitroski nga ”Eden na Eden”./Telegrafi/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...