Paris Saint Germaini do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford në fazën e parë të eliminimit direkt.
Djajtë e Kuq duken krejtësisht një ekip ndryshe nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe tani janë edhe favorit për të fituar ndeshjen e parë, transmeton Telegrafi.
Për PSG do të mungojnë Neymar dhe Edinson Cavani, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Man Utd (4-3-3): De Gea, Young, Smalling, Jones, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Rashford, Martial.
PSG (4-3-3): Buffon, Dani Alves, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Paredes, Marquinhos, Verratti; Di Maria, Mbappe, Draxler.
Unitedi u rendit në Grupin H me dhjetë pikë, dy më pak se Juventusi. Në anën tjetër klubi nga Parisi e mbylli Grupin C me 11-të pikë, tri më pak se Liverpooli.
Ndeshja e kthimit është me 6 mars në stadiumin Parku i Princave.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...