17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në Indi

08:45 | 12 Shkurt 2019
A. B.

Policia në Nju Delhi tha se së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, tha se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace.

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë shkakun e zjarrit, njofton Rel.

Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme