Google ADS

Menaxhmenti i Arsenalit po e humb durimin me Mesut Ozilin

08:26 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Menaxhmenti i Arsenalit po humbet durimin me Mesut Ozilin rreth mungesave të vazhdueshme në ndeshjet kampionale dhe evropiane.

Daily Mail raporton sot se mesfushori gjerman humbi ndeshjen e Arsenalit kundër Huddersfieldit të shtunën me arsyetimin se ishte i sëmurë.

Futbollisti tanimë ka humbur shumë ndeshje duke mos luajtur këtë sezon për shkak të sëmundjeve, problemeve të vazhdueshme me shpinë, dëmtimit të gjurit ose duke u lënë në bankën rezervë.

Fakti që “me dashje” e vendosi veten jashtë përplasjes me Huddersfieldin ka shtuar shqetësimet e brendshme për shkak se lojtari më i mirë i klubit ka munguar në shumë lojëra, transmeton Telegrafi.

Menaxheri Unai Emery është përpjekur t’i japë atij një mundësi për të ringjallur karrierën, duke e futur edhe si 30-vjeçar – i cili fiton 380 mijë euro në javë – në disa ndeshje.

Theksojmë se për ish-lojtarin e Real Madridit janë të interesuara shumë klube evropiane duke përfshirë edhe PSG-në dhe disa klube në Serie A.

Ndryshe, Ozil deri më tani është paraqitur në 155 ndeshje të Arsenalit dhe ka shënuar 30 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme