Edhe pse ishte paralajmëruar që sot do të prezantohet platforma për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi që ky dokument ende nuk është kompletuar.
As pas dy takimeve që i mbajtën gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e ekipit negociator nuk arritën të dalin me një datë se kur kjo platformë do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për t’u dakorduar për këtë platformë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, të hënën thirri në takim edhe presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e delegacionit shtetëror për dialog Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e delegacionit Enver Hoxhajn dhe Visar Ymerin.
Përderisa nuk pati deklarime për medie pas takimit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri të ditur se temë e diskutimit ishte platforma e dialogut që ditëve në vijim do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës, pasi e njëjta sipas tij ende nuk është kompletuar.
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...