Presidenti i Kosovës ende nuk e ka nënshkruar projektligjin për paga.
Burime të portalit arbresh.info nga presidenca bëjnë të ditur se ky projektligj ende nuk ka shkuar në duart e Presidentit, ndërsa sot është afati i fundit që Presidentit t’i dorëzohet nga Kuvendi projektligji për paga nga Kuvendi.
Në anën tjetër arbresh.info mëson se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka nënshkruar këtë projektligj dhe pritet që sot deri në orën 16:00 t’ia drëzoj Thaçit.
“Sipas Kushtetuetes, projektligji i miratuar ne Kuvend dërgohet në Presidencë për dekretim 8 ditë pas miratimit. Ddërsa Projektligji i pagave është nënshkruar nga kryeparlamentari Veseli dhe sot deri ora 16:00 i dërgohet Presidentit”, thonë këto burime.
Të shtunën me 2 shkurt Kuvendi i Kosovës me 63 vota për e 1 abstenim ka kaluar projektligjin për paga në sektorin publik.
Gjatë votimit të 77 amandamenteve të këtij projektligj, pati komente e debat ndërmjet deputetëve, ku pati edhe tërheqje të disa amandameneteve.
Digastere të ndryshme kanë kundërshtime lidhur me këtë Projektligj, shkak i koeficientëve. Madje janë paralajmëruar protesta nëse nuk tërhiqet Projektligji./Arbresh.info
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...