Partitë opozitare në Serbi thanë se kanë nisur bojkotin e parlamentit, në shenjë solidariteti me protestat kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Grup i partive opozitare, Aleanca për Serbinë, tha të hënën se ligjvënësit e saj nuk do të marrin pjesë në seancat parlamentare derisa të plotësohen kërkesat e protestuesve dhe “të krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta”.
Në Beograd dhe qytete të tjera, mijëra njerëz protestojnë çdo të shtunë që prej dhjetorit kundër pushtetit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Vuçiç dhe zgjedhje të parakohshme.
Ata e akuzojnë kreun e shtetit për ndrydhje të lirive demokratike, shtypje të kundërshtarëve politikë dhe kontroll të medias.
Deri tani presidenti Vuçiç i ka mohuar akuzat dhe i ka refuzuar thirrjet e protestuesve për t’u larguar nga pushteti.
“Ne nuk duam të jemi pjesë e një demokracie fasadë dhe t’i sigurojmë legjitimitet një regjimi totalitar që shtyp çdo kundërshtar dhe i trajton rivalët politikë si armiq të shtetit”, tha përmes një deklarate Aleanca për Serbinë.
Bojkotimi nuk pritet të pengojë punën e legjislaturës, ku partia qeverisëse e Vuçiçit (Partia Përparimtare Serbe) dhe aleatët e saj socialistë kontrollojnë 160 nga 250 vendet.
As legjislatura e 8-të s`do të votojë amendamentet e Projekt...
Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin
Pacolli takon në rrugët e Nju Jorkut një polic nga Deçani dh...
Bashkimi e nis edicionin me fitore, Vëllaznimi njoftohet me ...
Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës p...
Musk tërhiqet nga beteja me drejtësinë në Brazil, emëron për...