Shpend Ahmeti dorëzon sot një padi në Pallatin e Drejtësisë

07:35 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të dorëzojë sot një padi në Pallatin e Drejtësisë.

Nuk është bërë e ditur se ndaj kujt do të dorëzohet padia dhe për çfarë arsye.

“Nesër (12 shkurt), në ora 10:00, Kryetari i Kryeqytetit Shpend Ahmeti do të dorëzojë padi në Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Në fillim të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje kishte paditur Ahmetin.

Sipas VV-së, kallëzimi penal kishte të bënte me dyshimet për keqpërdorime në vlerë prej 530 mijë eurove në tenderët për furnizim me qumësht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme