Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, beson se Mauro Icardi dhe Lautaro Martinezi janë e ardhmja e klubit.
Pas disa ndeshjeve të dobëta në Serie A, Interi është kthye te fitorja në fundjavë duke e mposhtur 1-0 Parman.
Pavarësisht se nuk po shënon në kohën e fundit Zanetti i ka dal në mbrojtje Icardit dhe e ka mbështetur Martinezin.
“Ne jemi me fat që kemi Lautaron. Ai është një befasi e madhe për mua, pasi nuk e njihja personalisht, por e pashë atë të luante dhe më pëlqente shumë”.
“Ai është duke bërë mirë dhe do të ketë një të ardhme të madhe”.
“Icardi është një golashënues i mirënjohur, ne jemi me fat që kemi atë në Inter dhe mendoj se ai dhe Lautaro përfaqësojnë të ardhmen”.
Ndërkohë, Zanetti gjithashtu diskutoi objektivat e Interit këtë sezon.
“Qëllimi ynë ishte të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve”.
“Kjo ishte një pikë fillimi dhe tani duhet të përmirësohemi. Ekipi është në rritje, ka një identitet dhe synon të përmirësohet jo vetëm në fushë”, deklaroi Zanetti.
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...