Policia e Kosovës gjatë implementimit të planit operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”, ka kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje
Më së shumti tiketa janë shqiptuar për mungesë të aparatit të zjarrit, gjithsej 44 të tilla. Në 24 raste, drejtuesit janë gjobitur për mungesë të pajisjeve rezervë, ndërsa 17 tiketa janë dhënë për mungesë të kontrollit 6-mujor të mjeteve transportuese.
Dënime janë shqiptuar edhe për kundërvajtje të tilla si drita të parregullta, tejkalim nga ana e djathtë, pa regjistrim, pasagjerë më tepër, errësimi i xhamave, përdorimi i telefonit, mos vendosja e rripit të sigurisë, tejkalim i shpejtësisë etj.
Policia e Kosovës thotë se me të tilla plane operative synohet rritja e sigurisë në trafik dhe ulja e aksidenteve të komunikacionit.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...