Partneritetet dhe miqësitë e Kosovës me vendet e ndryshme të botës kanë qenë gjithmonë të mira për vendin tonë.
Pikërisht kur po i afrohemi Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ambasadorët e Kosovës nga vende të ndryshme të botës kanë dërguar mesazhe.
Ambasadorët tanë kanë dërguar mesazhe mbi bashkëpunimin, partneritetin, miqësinë dhe strategjinë e shtetit të Kosovës me këto vende, transmeton arbresh.info.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të e cilësoi si të veçantë.
“Marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Çitaku në mesazhin e saj.
E krenarë për aleancë të mirë e të besueshme u shpreh ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.
“Aleance e besueshme me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Nikaj në mesazhin e tij.
E mesazhi i ambasadores së Kosovës në Londër, Heroina Telaku, ua kujtonte kosovarëve partneritetin strategjik që ka vendi jonë me Mbretërinë e Bashkuar.
Përveç , këtyre vendeve, Kosova mori mesazhe edhe nga ambasadorët e vendet e tjera, përkatësisht nga Gjermania, Franca, Kanadaja, Japonia, Arabia./arbresh.info/
https://www.facebook.com/MFAKosovo/videos/2049540405343536/
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...