Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, në kuadër të prioriteteve, përveç Klinikës së Kardiologjisë Invazive dhe Oftalmologjisë, e ka futur edhe Klinikën e Ortopedisë, duke ndarë mjete për ofrimin shërbimeve mjekësore, të cilat kanë munguar aty vitet e shkuara dhe pacientët është dashur të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Nga buxheti i SHSKUK-së për vitin 2019, për këto klinika janë dhënë më shumë se 2 milionë euro.
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Arbër Tolaj, thotë se mjetet do të destinohen në pajisje mjekësore dhe material shpenzues, që nuk janë të përfshira në listën esenciale, njofton SHSKUK-ja përmes një njoftimi për media.
Në mungesë të buxhetit, Tolaj, më tutje, thekson se më herët ka qenë e pamundur të përmbushen kërkesat e pacientëve dhe kështu, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, ata është dashur të dërgohen për trajtim jashtë Kosovës, me shpenzime shumë më të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.
“Sipas një përllogaritje që kemi bërë, me 600 mijë euro ne do të mund t’i realizojmë dhe t’i përmbushim të gjitha këto kërkesa për pacientët, të cilët do të trajtohen brenda vitit 2019 për lloje të patologjive të ndryshme”, deklaron Tolaj.
Me funksionalizimin e sallës së katërt, që pritet të ndodhë shumë shpejt, Tolaj thekson se lista e pritjes për proteza dhe ligamente do të zvogëlohet dukshëm, i bindur që nuk do të shkojë gjatë kohë dhe ajo do të hiqet krejt.
Me sallën e re dhe mjetet e ndara, ai beson se do të ketë numër më të madh të shërbimeve, mes tyre edhe disa operacione specifike në kirurgjinë spinale, të pakryera më herët.
“Materialin tjetër, të cilin e kemi planifikuar që të përdoret, është materiali për kirurgji spinale, edhe pse setin për ndërhyrje primare në boshtin kurrizor e kemi. Sikurse për nyjat tjera të gjurit, kërdhokullës, krahut edhe në pjesën e kurrizit, me ardhjen e materialit, kemi mundësi të kryejmë disa operacione specifike”, thotë Tolaj.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...