Veseli thotë se i mblodhi liderët për platformën e dialogut

13:47 | 11 Shkurt 2019
arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryesuesin e delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn dhe anëtarin e delegacionit shtetëror nga radhët e opozitës, Visar Ymerin.

Sipas një komuniktate për medie në këtë takim, kryeparlamentari Veseli, krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e delegacionit shtetëror kanë diskutuar për procesin e fazës finale të dialogut, me theks të veçantë për platformën shtetërore të dialogut e cila do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Në komunikatë nuk përmendet diskutimi rreth taksës ndaj produkteve serbe, vendim ky që po mbanë pezull edhe negociatat me Serbinë.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në takim se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e opozitës duhet të bëhen bashkë në mbështetje të platformës për fazën finale të dialogut, ndërsa ka theksuar se uniteti i skenës politike kosovare në proces e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e dialogut.”/arbresh.info/

Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme