Google ADS

Punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë protestojnë për paga dinjitoze

07:21 | 11 Shkurt 2019
Arbresh.info

​Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë paralajmëruar se sot do ta mbajnë një protestë, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2.

Protesta është paraparë të fillojë para orës 08:00 para Drejtorisë dhe të përfundojë te Porta Zero në orën 09:00.

Ata po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës në nivel Kosove, ka thënë për KosovaPress se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen përmes kësaj protestë njëorëshe, ata do ta diskutojnë mundësinë edhe për protesta në Prishtinë.

“Përmes ministrit të Drejtësisë kemi kërkuar që Ligji për Paga të mos kalojë.

Me të vërtetë është bërë një padrejtësi, kemi një punë bukur të rëndë, në shumë raste edhe ne kemi të lënduar, dhe le të trajtohemi ashtu siç e meritojmë”, ka thënë Sadikaj për KosovaPress.

Së fundmi në Kosovë, të pakënaqur me Ligjin për paga janë shprehur disa sektorë publik. Pakënaqësia e tyre ka rezultuar me protesta e greva, ku shquhet ato të mësimdhënësve dhe të mjekëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme