Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse Kosova e shfuqizon taksën, Serbia do të përpiqet të bëjë kompromis.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme, ka thënë se shteti i tij gjithmonë do të tentojë që të bëj kompromis me Kosovën vetëm nëse kjo e fundit e shfuqizon taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe, transmeton lajmi.net.
“Ne po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera. Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis, por kurrë nuk do të lejojmë që askush të shkatërrojë Serbinë dhe të mendojë se Serbia është e vogël dhe e dobët dhe se mund ta poshtërojë atë që nga 2012-ta”, ka thënë sot Vuçiq, i cili shtoi se ai nuk mund të flasë sikur të tjerët pasi thotë se nuk është gënjeshtar.
“Ne do të punojmë së bashku”, tha tutje Vuçiq, duke shtuar se Serbia gjithmonë do të tentojë të bëjë kompromis me kosovarët, nëse shfuqizohet taksa doganore, transmeton më tutje lajmi.net.
Ndryshe që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte futur në fuqi taksën prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, kurse më vonë, Qeveria kishte marrë vendim që në këtë taksë të përfshihen edhe brendet e njohura botërore të cilat hyjnë nga këto dy shtete.
Që nga vendosja e taksës Serbia ka bllokuar edhe bisedimet me Kosovën.
Ndërkaq heqjen apo pezullimin e taksës nga Kosova e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimi Evropian, pasi që në këtë mënyrë sipas tyre, do të mund të vazhdohet edhe dialogu me Serbinë.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...