Banorët e disa fshatrave të Vushtrrisë udhëtojnë mbi 12 km për ta siguruar ujin e pijshëm.
I ka mbledhur të gjithë bidonët që i ka gjetur në shtëpi.
Xhevat Syla nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë duhet të udhëtoj 12 kilometra për në qytet që të mbushë ujë, pasi në fshat nuk ka ujë të pijshëm.
Edhe kur arrijnë atje, përballen me radhën e gjatë e shpesh përreth vendit ku marrin ujë ka mbeturina.
Përveç Mihaliqit, problem me ujë të pijshëm kanë edhe vendet e tjera të kësaj komune.
Nga Ujësjellësi Rajonal në këtë qytet, thonë se rrjeti është i shtrirë në 25 fshatra, ku 19 prej tyre e kanë gypin primar dhe sekondar, por se ende mungojnë kyçjet individuale.
Përmes një përgjigje me shkrim, lajm të mirë për banorët ka nga Komuna e Vushtrrisë.
“Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar për vitin 2019 projektin për të kyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit. Projekti do të fillojë të zbatohet fshat për fshat derisa secila familje në çdo fshat të kyçje në rrjet. Për këtë kemi planifikuar që vetëm gjatë vitit 2019, të investojmë rreth 700,000.00 euro. Megjithatë komuna ka mbi 60 fshatra dhe projekti do të marrë kohën e vet për tu realizuar në plotni”, thonë nga Komuna e Vushtrrisë.
Nga kjo komunë, thonë se ky projekt është prioritet i tyre, pas që e kuptojnë rëndësinë që ka uji për jetesën e qytetarëve, raporton T7.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...