Pavarësisht paralajmërimeve se nuk do të jenë tolerant ndaj të gjithë operatorëve që nuk e respektojnë udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve në produkte, jo të gjitha marketet po e respektojnë një gjë të tillë, raporton lajmi.net.
Të mërkurën vet ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kishte thënë se inspektorati nuk do të jetë më tolerant.
“Inspektorati nuk do të jetë më tolerant më në asnjë subjekt. Secila pikë shitëse e cila vërteton se nuk ka respektuar ndonjë ligj, inspektorati do t’i marr masat e parapara me ligj”, kishte thënë Shala.
Në lidhje me këtë, zyra e informimit e MTI-së, i ka thënë lajmi.net, se vetëm gjatë kësaj jave janë shqiptuar dy gjoba për mosvendosjen e flamujve në produkte.
“Fillimisht inspektorët e tregut kanë filluar me inspektime dhe udhëzime të operatorëve ekonomik, për zbatim të dispozitave në fuqi. Gjatë kësaj jave janë shqiptuar dy gjoba ndaj operatorëve ekonomik të cilët edhe kundër udhëzimeve paraprake, të njëjtët në disa produkte nuk kanë vendosur flamurin e origjinës së produktit ose e kanë vendosur në formë jo të rregullt”, thuhet në përgjigjen e MTI-së dhënë lajmi.net.
Sipas MTI-së, Inpektorati i tregut që nga hyrja në fuqi e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Udhëzimit Administrativ për formën dhe përmbajtjen e flamurit të origjinës së produkteve, ka filluar me inspektimin e operatorëve ekonomik të cilët operojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Nga kjo ministri thonë se inpektimet do të vazhdojnë edhe më tutje në tërë Kosovën.
Pavarësisht se lajmi.net kishte kërkuar të dhëna se sa inpektime janë bërë që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ dhe sa e në çfarë mënyre janë gjobitur, MTI-ja nuk ka dhënë detaje për këtë.
Po ashtu, kjo ministri nuk ka treguar se cilat janë këta operator që janë gjobitur dhe në çfarë mënyre, pavarësisht insistimit tonë për ta ditur një gjë të tillë.
Kujtojmë se një vendim i tillë erdhi pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës mirëpo jo të gjithë operatorët ekonomik e kanë zbatuar këtë vendim.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...