Aksident në Peran të Podujevës, gjashtë persona të lënduar

18:50 | 10 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Peran të Podujevës.

Në këtë aksident, sipas pamjeve, kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’ rast kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Një person ka marrë lëndime më të rënda dhe i njëjti është nisur për tretman mjekësor në QKUK.

Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme