Lidhur me miratimin e të statusit të ri Trepçës në Kuvendin e Kosovës dhe, siç njoftojnë medie serbe, frikës së serbëve në Kosovë për marrjen e saj me dhunë nga shqiptarët, ka folur profesori i Fakultetit Juridik në Mitrovicë, Dushko Çeliq.
Sipas tij, Arbitrazhi Ndërkombëtar do të mund të ishte zgjidhje, porse në këtë rast iniciativa duhet të jetë e aksionarëve të Trepçës, transmeton Koha.net.
Çeliq për programin e parë të Radio-Beogradit ka thënë se ka mënyra se si mund të reagojë Serbia pa e paragjykuar statusin e Kosovës.
“Para së gjithash duhet t’i njoftojmë investitorët seriozë në botë se kur bëhet fjalë për pasurinë e Trepçës, bëhet fjalë për një kontest”, ka thënë Çeliq.
“Aty ka punë edhe për shtetin e organet e tij”, ka thënë ai.
Sipas tij, Arbitrazhi Ndërkombëtar mund të jetë zgjidhje, por shton se fakti se fjala është për çështje statusore, që është para së gjithash çështje politike, mund të shtrohet edhe pyetja se “se cila do të ishte pala pasive legjitime”, përkatësisht se cila palë do të ishte e akuzuara, pasi Serbia s’e njeh shtetin e Kosovës
“Është mundur që eventualisht aksionarët, si pronarë shumicë të Trepçës, të paraqiten si akuzues”, ka thënë ai.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...