Google ADS

AMD dhe Nvidia bëhen gati për gjeneratën e ardhshme DirectX 12

12:42 | 24 Mars 2015
Arbresh Info

Microsoft ka ende kohë deri në lansimin e gjeneratës së ardhshmes multimediale Direct X 12, por kompanitë si AMD dhe Nvidia janë që tani në gjendje të mbështesin këtë gjeneratë me pajisjet e tyre harduerike.

Nga AMD kemi serinë Radeon HD 7000 dhe Radeon R200 që do të mbështesin protokollin API, ndërkohë mbështetja nga Nvidia vjen nga Fermi, Kepler dhe gjenerata Maxwell e kartelave grafike GeForce.

DirectX 12 nuk është vetëm një përmirësim i vogël ndaj protokollit ekzistues DirectX 11, por në krahasim me këtë të fundit, DirectX 12 është një version i ripërpunuar që sjell një mori funksionesh që dërgojnë deri në një eksperiencë të mrekullueshme, transmeton ITshqip.com.

E gjithë kjo nuk ka të bëjë vetëm me personat e pasionuar pas lojërave kompjuterike, pasi që DirectX 12 do të ofrojë gjithashtu dobi edhe në fusha të tjera si realiteti virtual duke mundësuar që pajisjet harduerike aktuale të jenë me efektive./itShqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme