Protestës në kryeqytet iu bashkëngjiten edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq.
Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, me kërkesën për dorëheqje.
Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi Vuçiq, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.
Protestës në kryeqytet iu bashkëngjiten edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq.
Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.
Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontrolle ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiq ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviq në nëntor të vitit të kalua.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...