Duka i Edinburgut do ta dorëzojë lejen e vozitjes në moshën 97-vjeçare

09:53 | 10 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pallati Mbretëror i Britanisë së Madhe ka njoftuar se Duka i Edinburgut, Princi Filip, do ta dorëzojë në mënyrë vullnetare lejen e vozitjes. Ai e kishte shkaktuar një aksident para disa javëve dhe aftësia e tij për të vozitur është vënë në pikëpyetje nga mediet.
Vetëm dy ditë pas shkaktimit të aksidentit, ai ishte fotografuar duke vozitur pa e vendosur rripin e sigurisë, ndërsa policia ka thënë se e ka këshilluar me mirësjellje për të mos e përsëritur një shkelje të tillë.

Përmes një deklarate, Pallati Mbretëror ka thënë se pas një vlerësimi të kujdesshëm, Duka i Edinburgut ka marrë vendim për ta dorëzuar në mënyrë vullnetare lejen e vozitjes. Edhe policia e Norfolkut ka konfirmuar se anëtari i familjes mbretërore e ka dorëzuar lejen e vozitjes tek autoritetet.

Hetimi i rastit të aksidentit tashmë ka kaluar në kompetencën e Shërbimit Prokurorial Mbretëror, zyrtarët e së cilit kanë thënë se do ta marrin parasysh vendimin për dorëzim të lejes së vozitjes gjatë shqyrtimit të mëtutjeshëm të rastit, shkruan “BBC”, transmeton

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme