Google ADS

Shqipëri, nuk dihet ku gjenden 325 mijë armë dhe 16 milionë eksplozivë të grabitura në 1997

07:23 | 10 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në Shqipëri janë ende 325 mijë armë në duart e qytetarëve. Shifra është bëre e ditur në strategjinë e miratuar së fundmi nga qeveria e Shqipërisë, e cila ka nisur përgatitjen e një plani veprimi për uljen e armëve në qarkullim, raporton Ora News në një kronikë të transpentuar prej tij.

Hapja e depove të armatimit në vend gjatë 1997 shtoi ndjeshëm numrin e armëve,municioneve dhe eksplozivëve në duart e qytetarëve. Pas kaq shumë vitesh edhe pse janë ndërmarrë një sërë amnistish duket se përsëri rreth 40% e armëve vijojnë të jenë të pa mbledhura.

Shqetësues është edhe numri i ekspolizvëve.

Rezulton se janë vjedhur 16 milion eksploziv dhe aktualisht janë mbledhur shumë më pak nga sa janë grabitur, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu nga depot janë marrë rreth 550 mijë armë dhe një sasi prej rreth 839 milionë municione.

Në dokument shkruhet se burrat zotërojnë licencat për mbajtje të armëve por po ashtu 89 për qind e autorëve të vrasjeve me armë zjarri janë burra.

Gratë në anën tjetër zotërojnë vetëm një pjesë të vogël të armëve të zjarrit, rrallë i keqpërdorin ato, dhe përfaqësohen në mënyrë të shpërpjesëtuar ndërmjet viktimave 11%.

Shumica e viktimave gra janë për arsye të dhunës në familje dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrit brenda këtij konteksti. Në dokumentin e qeverisë thuhet se armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e qytetarëve dhe keqpërdorimi i tyre, vijojnë të jenë burim i rrezikut serioz për vetë jetën e qytetarëve, si dhe për rendin dhe sigurinë publike.

Përveç kërkesave të brendshme për rritjen e sigurisë publike, kjo strategji do të kontribuojë edhe në sigurinë rajonale dhe të BE-së nëpërmjet kontrollit kufitar, si dhe duke luftuar eksportet dhe importet e paligjshme të armëve, municionit, eksplozivëve dhe prekursorëve të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme