Google ADS

Ministri Ismaili thotë se me Ligjin e ri pagat e mjekëve janë më të lartat në rajon

23:53 | 9 Shkurt 2019
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e konsideron vendim të rëndësishëm miratimin e ligjit për pagat, i cili krijon të ardhura të dinjitetshme për sektorin shëndetësor.

Ismaili tha se me ligjin e ri, pagat e mjekëve në Kosovës janë më të lartat krahasuar me vendet e rajonit, duke krijuar një bazë afatgjate për sektorin shëndetësor kosovar.

“Ngritja e pagave është një e mirë edhe për personelin shëndetësor por edhe për pacientat. Ne kemi pasur ankesa edhe nga pacientët por edhe nga personeli shëndetësor, të dyja palët nuk kanë qenë të kënaqura me mënyrën se si ka qenë i organizuar sistemi shëndetësor. Personeli shëndetësor për shkak të mungesës së pajisjeve por edhe shkak të pagës shumë të ulët që kanë pasur.” tha Ismaili.

Gjithashtu ministri i Shëndetësisë tha se tani me ngritjen e pagave e tërë vëmendja do të fokusohet tek pacientët, po ashtu ngritja e pagave do të ndaloj ikjen e mantelbardhëve jashtë vendit.

 

Të ngjashme