Momenti kur një tifoz i Atleticos godet fuqishëm nga prapa një tifoz të Realit pas ndeshjes

23:22 | 9 Shkurt 2019
A. B.

Humbja në një derbi lokal asnjëherë nuk kalon lehtë, posaçërisht kur po flasim për derbin e Madridit.

Real Madridi arriti të fitojë me rezultat 1-3 në Wanda Metropolitano ndaj Atletico Madridit dhe kështu kaloi në renditje vendasit.

Kjo normalisht që nuk iu pëlqeu aspak tifozëve të skuadrës vendase, por një nga ata shkoi më larg sa që duhet pas ndeshjes.

Një tifoz i Atleticos goditi fuqishëm një tifozë të Realit jashtë stadiumit, ku ky i fundit ishte duke ecur qetësisht, por i veshur me simbole të Los Blancos dhe kjo duket e ka acaruar tifozin e Los Colchoneros.

E gjithi ky incident është dënuar nga komentuesit në rrjetet sociale pasi skena të tilla nuk kanë vend në sport.

Aktualisht Reali renditet në vendin e dytë në La Liga me 45 pikë, ndërsa Atletico një pozitë më poshtë me 44 pikë.

Është Barcelona skuadra që prinë në kampionatin elitar spanjoll, katalunasit me një ndeshje më pak (atë ndaj Athletic Bilbaos) kanë 50 pikë. /Telegrafi

https://twitter.com/marca/status/1094299318188691456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1094299318188691456&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmomenti-kur-nje-tifoz-atleticos-godet-fuqishem-nga-prapa-nje-tifoze-te-realit-pas-ndeshjes%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme