Diego Simeone: Nuk humbëm për shkak të VAR-it

19:55 | 9 Shkurt 2019
Arbresh Info

Diego Simeone ka refuzuar të fajësojë teknologjinë VAR për disfatën e tyre 3 me 1 ndaj Real Madridit në Wanda Metropolitano.

Gjyqtari u konsultua me video asistentët në tri raste dhe në shumicën prej tyre përfituan vizitorët, përfshirë penaltinë gjatë pjesës së parë pas ndërhyrjes ndaj Vinicius Junior, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse VAR-i konfirmoi golin e pjesës së parë nga Antoine Griezmann, teknologjia anuloi golin e Alvaro Moratas duke e vlerësuar si nga pozita jashtë loje.

Sidoqoftë, Simeone refuzoi për të bërë justifikime, ndonëse skuadra e tij pësoi duke rënë në vendin e tretë.

“Unë zakonisht nuk flas për VAR-in”, tha fillimisht argjentinasi. “Do të përmirësohet për të mirën e të gjithëve në kohë”

“Nuk i kam parë përsëritjet rreth incidenteve në fjalë, por VAR-i nuk ka qenë arsye pse ne humbëm sot”, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme