Google ADS

Serbët protestojnë në Graçanicë

19:23 | 9 Shkurt 2019
A. B.

Protesta ‘1 nga 5 milionë’, e cila ka disa muaj që po organizohet në qytete të ndryshme në Serbi, sot u organizua edhe në Graçanicë.

Qytetarët u mblodhën afër stacionit të policisë në qendër të këtij qytetit. Ata po protestojnë kundër pushtetit të presidentit Aleksandr Vuçiq dhe zbardhjen e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Organizatori i protestës Branislav Markovic u ka bërë thirrje qytetarëve për të protestuar derisa të zbulohen vrasësit e Oliver Ivanoviqit.

Ata po kërkojnë nga autoritetet që të zbulohet se kush qëndron prapa vrasjës së politikanit serb Ivanoviç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme