Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi është treguar e pafat duke humbur në finale, por është mjaftuar me një medalje të argjendtë në Grand Prixin e Parisit.
Distria Krasniqi e nisi mirë sot (e shtunë) ditën duke shënuar katër fitore dhe duke arritur në finale.
Por, në finale xhudistja jonë ishte e pafat pasi u mposht me ippon nga japonezja Ami Kondo.
Kështu, Distria u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Distria e nisi garën me fitore me ippon ndaj garueses portugeze, Joana Diogo, të cilën e mposhti në raundin e dytë të garave.
Në raundin e tretë, Distria arriti të mposhtë brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj koreano-jugores Yujeong Kang.
Xhudistja pejane ishte fantastike edhe në gjysmëfinale duke e mposhtur me ippon edhe francezen, Melanie Clement.
Më vonë edhe xhudisti tjetër nga Kosova, Akil Gjakova është në garë për medaljen e bronztë.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...