Real Madridi sërish në epërsi në derbin madrilen

17:05 | 9 Shkurt 2019
Arbresh Info

Real Madridi ka kaluar sërish në epërsi në ndeshjen derbi pasditen e sotme (e shtunë) kundër Atleticos.

‘Los Blancos’ arritën të shënonin të parët në Wanda Metropolitano duke kaluar në avantazh për 1 me 0 përmes një supergoli nga Casemiro, por nikoqirët u përgjigjen me anë të sulmuesit Antoine Griezmann, shkruan portali arbresh.info.

Por, ende pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, skuadra e Santiago Solarit gjeti sërish portën dhe kësaj radha nga pika e bardhë.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos u tregua i saktë me goditjen nga pika e bardhë duke shënuar për 2 me 1.

Ndeshja mes dy gjigantëve është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga./arbresh.info/

(Shikoni golin nga Ramos këtu)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme