BPRM: Aktivitete për forcimin e mëtejmë të stabilitetit financiar në vend, miratohen dy strategji

16:38 | 9 Shkurt 2019
A. B.

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Ministria e Financave, konform rekomandimeve në procesin eurointegrues, intensivisht vazhdojnë me përpjekjet e përbashkëta në forcimin e mëtejmë të stabilitetit financiar në vend. Me këtë rast janë përgatitur edhe Strategjia për denarizimin dhe Strategjia për nxitjen dhe përmirësimin e menaxhimit me plasmanin jofunksional, që kanë qenë lëndë e rishikimit ndërinstitucional.

Këto strategji, kanë bërë të ditur nga BPRM, përfshijnë më shumë masa, për zbatimin e së cilës është paraparë përfshirja edhe e institucioneve tjera.

Me strategjinë për denarizimin e Republikës së Maqedonisë, sqarohet dhe vërtetohen synimet për forcimin e mëtejmë të besimit dhe përhapjes së përdorimit të valutës vendore, që do të kontribuojë në uljen e mëtejmë të euroizimit si faktor i rëndësishëm në ruajtjen e ekonomisë stabile dhe sektorit të shëndoshë bankar.

“Njëherësh, forcimi i mëtejmë i besimit në valutën vendore është në funksion të mbështetjes së strategjisë monetare të targetimit të kursit devizor të denarit. Edhe krahas përparimit të madh në uljen e euroizimit (pjesëmarrjes se depozitave devizor dhe depozitat me klauzolën valutore në depozitat e përgjithshme prej rreth 59 për qind në fillim të krizës globale është ulur në rreth 40 për qind), ekziston nevoja ndërmarrjes së aktiviteteve në këtë sferë. Strategjia thekson se shtylla e parë dhe kryesore për përmbysjen e euroizimit është ruajtja e stabilitetit makroekonomik që me sukses realizohet disa vite me radhë. Shtylla e dytë janë masat e targetuara në sfera të ndryshme nga ana e bartësve të politikave”, qëndron në komunikatën e BPRM-së.

Poashtu, edhe për përmbysjen e euroizimit, ashtu edhe uljes së kredive jofunksionale, theksohet se kusht themelor është stabiliteti makroekonomik dhe udhëheqja e politikave të shëndosha që janë bazë për ambient stabil për punën e bankave dhe të subjekteve tjera ekonomike. Krahas kushteve makroekonomike, thuhet në kumtesë, rol të veçantë kanë edhe realizimet e sektorit korrporativ, cilësinë e menaxhimit me kompanitë, por edhe mënyrën se si bankat e vlerësojnë aftësinë kreditore të klientëve të tyre. Poashtu korniza rregullator, funksionaliteti i sistemit juridik, rregullativa e qartë tatimore dhe shkalla e zhvillimit dhe funksionalitetit të segmenteve në tregun paraqesin sfera që mund të sjellin në përmirësimin e menaxhimit me kreditë jofunksionale.

Pritet që aktivitetet e BPRM-së, Ministrisë së Financave dhe të tetë institucioneve shtetërore të përfshirë në procesin e zbatimit të dy strategjive të kontribuojnë në forcimin e mëtejmë të stabilitetit të sistemit financiar./koha.mk/

Të ngjashme