Qeveria e Holandës tha të shtunën se është në bisedime me 250 kompani që operojnë në Britani, për shkak të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian që pritet të ndodhë më 29 mars.
Ministria e Ekonomisë, tha në një raport se 42 kompani dhe 1,923 vende pune janë zhvilluar në Holandë më 2018.
“Më 2019, disa kompani, duke përfshirë Discovery dhe Boomberg, kanë paralajmëruar të investojnë në Holandë për shkak të Brexit-it”, thuhet në raport.
“Më tutje, Agjencia e Investimeve të Jashtme e Holandës, me më shumë se 250 kompani të huaja, po konsideron të operojë në Holandë pas Brexit-it”, vazhdon raporti.
Thuhet se shumica e kompanive janë nga Britania, por disa janë edhe amerikane si dhe aziatike, që kanë operuar në Britani.
“Këtu përfshihen kompani të sektorit financiar, media, marketing, shëndetësi dhe logjistikë”, thuhet në raport.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...