Rama: Fitojmë Pogradecin

15:51 | 9 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zgjedhjet e 30 Qershorit Edi Rama i sheh jo vetëm si datën e rikonfirmimit të Bashkive ku socialistët drejtuan këtë 4-vjeçar por dhe atë të fitores së njësive të tjera lokale që drejtohen nga opozita. Një nga këto thotë se do të jetë dhe Pogradeci ku mori pjesë për prezantimin e e disa projekteve për rehabilitimin e disa zonave rurale në këtë qark të listuar në programin e 100 fshatrave.

“Ju themi qytetarëve të Pogradecit që pavarësisht se nuk e kemi drejtimin e kësaj bashkie, vëmendjen e kemi maksimale. Në fundin e Qershorit kjo vëmendje do të shtohet pasi të marrim drejtimin”.

Gjatë qëndrimit në Korçë këtë fundjavë, Kryeministri vizitoi dhe maternitetin e ri të qytetit, një investim nga buxheti i shtetit me vlerë 1.5 milionë Euro për infrastrukturën dhe 800 mijë Euro për pajisjet. Gjatë bashkëbisedimit me mjekët, gjen rastin t’u përgjigjet akuzave për abuzime me koncesionet e partneritetit privat publik.

“Është një histori e pabesueshme. Ne kemi investuar dhe i kemi kërkuar ndihmë privatit që të garantojmë cilësinë më të lartë të instrumenteve mjekësore që ju po e thoni vetë ishin që në kohën e dashurisë shqiptaro-kineze dhe faktikisht privati ka bërë investimin, ne paguajmë çdo vit. Garantohet një ulje drastike e infeksioneve post-operatore, që ju e dini më mirë se unë, garantohet që ju punoni në kushte optimale, me instrumente optimale dhe ne hamë dynjanë. Por, e rëndësishme është që ju jeni në rregull”.

Vizitoi disa nga nënat e reja që kishin sjellë fëmijët në jetë në maternitetin e ri dhe ju dha në dorë çekun e bebes shoqëruar me urimin për të shtuar familjet e tyre./tv klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme