Man Utd në pozitën e katërt pas fitores në Craven Cottage

15:28 | 9 Shkurt 2019
Arbresh Info

Forma perfekte e Manchester United nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskajeri ka vazhduar edhe pasditen e sotme (e shtunë).

“Djajtë e Kuq” kanë siguruar edhe tri pikë të tjera nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez duke mposhtur rivalin e sotëm të xhiros së 26-të në Premierë Ligë – Fulhamin me rezultat të thellë 3 me 0, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori francez Paul Pogba realizoi dy herë gjatë kësaj ndeshje duke gjetur fillimisht golin nga një kënd tejet i vështirë derisa po zhvillohej minuta e 14′ para se të realizonte sërish nga pika e bardhë në minutën e 65′.

Goli tjetër u shënua nga Anthony Martial, i cili në minutën e 23′ shfaqi klasin e tij duke kaluar më shumë se gjysmën e fushës me vrap për të shënuar më pas solo një gol vërtetë të bukur.

Me këtë fitore, Manchester United qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 51 pikë i ndjekur nga Chelsea me një pikë më pak dhe Arsenali me katër pikë më pak, ndërsa Fulhami vazhdon qëndrimin në zonën e dëbimit me vetëm 17 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme