I nxehti dhe dielli dehidratojnë. Ja se çfarë mund të bëni për të shuar etjen e epidermës dhe për të shmangur rrudhat.
Dëgjojmë shpesh, në këtë periudhë, që hidratimi e ruan lëkurën të re, ndërsa dehidratimi e plak, sepse, duke e tharë, e mbush me rrudha. E si është një lëkurë e hidratuar?
Zbuloni nëse jeni e hidratuar
Sa më shumë shtresa brinore (shtresa e jashtme) e lëkurës tuaj avullon ujin që përmban (një 35 për qindësh të mirë), aq më shumë formohen rrudha. Pra, duke mos patur më mbështetje, është sikur të jetë bosh dhe, sa herë që shtrëngoni sytë apo bëni një ngërdheshje, palat e lëkurës nuk shtrihen më dhe, me kalimin e kohës, bëhen rrudha. Bëni testin e dehidratimit. Nëse, kur shtypni me gisht mbi njërën këmbë (ose në njërin krah), shikoni që mbi lëkurën poshtë gishtit degëzohen shumë mini rrudha, si një kurorë, ky është dehidratimi.
Pse ka ndodhur
Nëse lëkura juaj është tharë, ndoshta, ju keni pirë më pak se sasia e lëngjeve të domosdoshme për organizmin (1 litër e gjysmë), kur gjatë verës qëndroni në diell. Ose ndoshta nuk jeni mbrojtur mjaftueshëm me një krem të mirë diellor. Ose jeni larë shumë në det, gjë që është mrekullisht hidratuese, por, kur keni dalë nga uji, nuk jeni tharë menjëherë: kjo është shumë dehidratuese, sepse pikat e ujit bëjnë që të avullojë edhe shtresa e hollë e dhjamit, që mbulon lëkurën.
Nuk duhet të harroni edhe moshën: ndryshe është dehidratimi para moshës 40 vjeçare (që mund të rregullohet me një krem hidratues), ndryshe është dehidratimi pas moshës 50 vjeç kur, me ardhjen e menopauzës, lëkura dehidatohet për arsye të sajat, pra ka nevojë për kremra të aplikuara në mënyrë konstante.
Çfarë duhet bërë
Së pari mos bëni gabimet e lartpërmendura. Në mbrëmje, pasi të ktheheni nga plazhi, aplikoni një krem hidratues. Ose mund të përdorni kremin pas diellit, edhe në fytyrë, sepse këto kremra janë të gjithë me aloe, bima me përmbajtje më të madhe uji në natyrë: rehidratimi do të jetë gati i menjëhershëm.
Nëse kremi pas diellit ka mbaruar dhe diku në banjë ju ka mbetur një krem, që nuk dini a është hidratues, ushqyes, apo zbutës, mos e hidhni. Kur lëkura është e etur, gjithçka shërben. Por shtrijeni në lëkurë të lagësht (të sapolarë), kështu që pikat e ujit do ta mbërthejnë dhe do ta çojnë më thellë kremin. Nëse keni dy ose tre kremra, që po mbarojnë, përziejini përmbajtjet e tyre: janë të mira për të zbutur këmbët ose krahët, aty ku lëkura po luspëzohet.
Luspëzimet
Nëse lëkura fillon të luspëzohet, është mirë të përpiqeni t’i zbusni sa më shumë luspëzimet apo t’i hiqni me një dorezë të ashpër apo një scrub? Parapëlqehet të mbahen derisa të ngrihen spontanisht; por kur fillojnë të ngrihen vetvetiu, është mirë ta ndihmoni procesin.
Të laheni me kujdes, nuk shërben; shërben më shumë që të mos përdorni shamponat e vaskave, që gjithmonë e thajnë paksa lëkurën. Është mirë të lyeni me vaj plazhi dhe pastaj të shkumëzoheni: bien vetëm luspat që duhet të bien, ndërsa lëkura zbutet. Pastaj përdorni hidratuesin.
A e dinit?
* Uji i detit e lëmon lëkurën: sipas dermatologëve, banjot e shpeshta në ujin e detit (dhe menjëherë më pas shpëlarja me ujë të ëmbël) ndihmojnë lëkurën e ekspozuar në diell të mbetet e butë.
* Klori i pishinave (që shpesh shtohet edhe në ato me ujë deti) e dehidraton lëkurën. Bëni një dush menjëherë pas larjes në pishinë.
* Ka grada të ndryshme dehidratimim, me e rënda është ajo që arrin dermën dhe e pengon të mbajë ujin. Por ky është një rrezik i skajshëm që mund të ndodhë, vetëm në temperatura shumë të larta ose duke qëndruar për shumë ditë në një barkë.
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...