Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi prej nesër e deri më 12 shkurt të këtij viti do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Në përbërjen e Delegacionit të kryesuar nga Xhaferi, do të jenë edhe anëtarët e grupit të deputetëve për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e grupit për bashkëpunim, Frosina Remenski, kryetari i grupit për bashkëpunim me Kuvendit e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva dhe Shpresa Hadri anëtare e grupit për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të vizitës së punës, Xhaferi do të takohet me kreun e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me kryetarin e Republikës së Sllovenisë dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.
Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për mbrojtje, Grupin e miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës