Formacionet zyrtare, Huddersfield – Arsenal

15:01 | 9 Shkurt 2019
Arbresh Info

Huddersfield Town dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Kirklees në kuadër të xhiros së 26-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët janë në formë të tmerrshme dhe pozita e tyre në fund të tabelës tregon gjithçka rreth kësaj ndërkohë që nuk dinë për fitore në pestë takimet e fundit (një barazim, katër humbje).

Nga ana tjetër, Arsenali synon t’i rikthehet fitoreve pas disfatës në xhiron e fundit me rezultat 3 me 1 nga Manchester City.

Granit Xhaka vazhdon qëndrimin jashtë fushe i pasojë e lëndimit në ijë, ndërsa Shkodran Mustafi është pjesë e linjës startuese.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/

Formacioni i Huddersfield Town
Formacioni i Arsenal

Të ngjashme