Google ADS

Iraku mbyll një kamp refugjatësh në Kirkuk

13:47 | 9 Shkurt 2019
Arbresh.info

Autoritetet irakiane kanë mbyllur një kamp refugjatësh në krahinën veriore të Kirkukut pas kthimit të refugjatëve në zonat e tyre, bëri të ditur një zyrtar lokal, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rreth 402 refugjatë në kampin Nizrawa janë zhvendosur në zonat e tyre të çliruara nga grupi terrorist DEASH në distriktin Hawija,” tha në një njoftim Sattar Nawruz, zyrtar në Ministrinë e Migracionit.

Ai tha se shumica e refugjatëve në kampet e tjera në Kirkuk do të kthehen në zonat e tyre në ditët e ardhshme.

Në tetor të vitit 2017, forcat irakiane njoftuan se kanë çliruar distriktin Haija nga DEASH-i, së bashku me katër qytete fqinje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme