Google ADS

Shpëtohet 16-vjeçari nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Stamboll

13:36 | 9 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një adoleshent është shpëtuar nga rrënojat dy ditë pasi një ndërtesë u shemb në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, u tha gazetarëve se ekipi i shpëtimit shpëtoi një djalë 16-vjeçar nga rrënojat e ndërtesës.

Numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës është rritur në 15, pasi ekipet e shpëtimit nxorrën trupa të tjerë nga rrënojat.

“Ata që humbën të dashurit e tyre në këtë incident le të jenë të siguruar se përgjegjësit do të ndëshkohen”, tha Soylu.

Ndërtesa shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit u shemb të mërkurën me rreth 30 banorë brenda për arsye ende të panjohura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme