Barcelona ndryshon qëndrim ndaj Philippe Coutinhos

13:20 | 9 Shkurt 2019
Arbresh Info

Barcelona ka hapur duart ndaj ofertave për reprezentuesin brazilian Philippe Coutinho.

Mesfushori ka pasur vështirësi në klub qysh pas transferimit për një tarifë rekorde nga Liverpooli në janar të vitit 2018 duke startuar në vetëm 29 ndeshje në La Liga brenda 12 muajve në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton Marca, klubi nuk ka deklaruar se ata janë kundër shitjes së tij, por vazhdojnë të jenë të frustruar me formën aspak të mirë të tij duke ngjallur spekulime se ata nuk do të qëndrojnë në këtë mënyrë në rast se arrijnë oferta verës.

Francezi Ousmane Dembele, i cili është rikthyer tani nga lëndimi, është duke marrë urdhra në linjën startuese nga Ernesto Valverde para tij.

Në mesfushë, Valverde raportohet të jetë i frustruar me mungesën e përpjekjeve të tij në aspektin defanziv gjatë lojëve të fundit dhe arritja e mesfushorit holandez Frenkie de Jong gjatë verës mund të bëjë që një tjetër lojtar të jetë para ish mesfushorit të Interit.

Problemi me shitjen e Coutinhos është që Barcelona do të dëshironte të fitonte një pesë të madhe të shumës prej 155 milionë euro të paguar te Liverpooli për të, por me forma e tij e miksuar në Spanjë, klubet nuk do të japin mbi 100 milionë euro për 26-vjeçarin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme