Partia Demokratike ka organizuar protesta nëpër rrethe këtë të dielë, duke nisur nga Shkodra, e deri në Korçë e Gjirokastër, në të cilat në krah të protestuesve janë radhitur edhe deputetë demokratë.
Sipas korrespondentëve të Top Channel, qindra militantë të PD-së u mblodhën mëngjesin e kësaj të shtune në sheshin para Bashkisë së Korçës, duke gjuajtur edhe me vezë në drejtim të këtij institucioni. Të pranishëm ishin sigurisht edhe deputetët e qarkut.
Disa qindra simpatizantë të PD-së në Shkodër, ndërkohë, e nisën protestën e tyre përpara Prefekturës.
Sipas demokratëve, protesta në Shkodër është në vazhdimësi të protestave në të gjithë Shqipërinë, për shkak të varfërisë, korrupsionit, si dhe largimit të të rinjve që nuk shohin asnjë të ardhme në këtë vend, që sipas tyre është nën pushtetin e krimit.
Protesta të opozitës janë zhvilluar edhe në Gjirokastër. Mbështetës të PD-së kanë bllokuar aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa janë bërë thirrje për rrëzimin me protesta të qeverisë.
Deputeti Tritan Shehu tha se, mjerimi ka pushtuar skajet e shoqërisë, spitalet kanë gjendje të tmerrshme, shërbimet publike për qytetarët mungojnë në çdo institucion, ndërsa varfëria është thelluar.
Opozita foli gjithashtu për braktisjen masive të qarkut prej emigracionit./tch
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...