U dhanë 152 ditë shtesë nga Ministria e Infrastrukturës Bechtel& Enkas kur nënshkroi aneks kontratën e tretë me datën 5 shtator 2018 për autostradën Prishtinë – Han i Elezit.
Instituti Demokratik i Kosovës në vazhdimësi ka përcjell deklaratat e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj lidhur me përfundimin e punëve lidhur me këtë kontratë. Sot, gjatë një konference për media, Diana Metushi-Krasniqi nga KDI bëri edhe prezantimin e kësaj aneks kontrate që vërteton një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
“Për t’i kuptuar termat e përdorur në aneks kontratë duhet t’i referohemi edhe kontratës kryesore ku neni 8.2 kohën e përfundimit e definon si: Kontraktori do të kompletojë të gjithë punimet, përfundoj secilën pjesë (nëse ka), brenda kohës për përfundimin e punimeve ose seksioneve (pjesëve), duke përfshirë:
(a) arritjen e kalimit të testeve pas përfundimit, dhe
(b) përfundimin e të gjitha punëve të deklaruara në kontratë si të domosdoshme që punët apo pjesët (seksionet) të konsiderohen si të përfunduara me qëllim të pranim dorëzimit të definuar në nën klauzolën 10.1 [Pranim-Dorëzimi i punëve dhe seksioneve]” ka thënë Krasniqi.
Metushi- Krasniqi ka potencuar se KDI-ja kërkon nga Ministri Lekaj që në vend të mohimit të gjetjeve të KDI-së, të jap sqarime publike se si rrit detyrimi i qeverise së Kosovës nga 14.78 milion në vitin 2016 në shumën prej 53.1 milion euro në vitin 2017.
Ne kuptojmë se si rezultat i vonesave në realizimin e pagesave ndaj Bechtel& Enkas, Qeveria e Kosovës, bazuar në kontratën bazë, duhet t’i paguaj kontraktorit një kosto shtesë.
Aneks kontrata, të cilën e publikuar, pranon detyrimet e Qeverisë ndaj Bechtel& Enka, por nuk definon se çfarë mbulon kjo shumë. Neni 3 i kësaj aneks kontrate definon se 53.1 Milion Euro është vlera e zgjatjes së afatit të kontratës për periudhën 18 janar – 31 dhjetor 2018, ndërsa nenet 6, 7 dhe 8 thonë se me nënshkrimin e kësaj aneks kontrate Kontraktori pranon se nuk do të ketë pretendime lidhur me mungesat buxhetore përgjatë viteve 2014 – 2018.
KDI, i bënë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë eksplicite arsyet e humbjes së 53.1 milion eurove të qytetarëve të Kosovës, si dhe përllogaritjes së shumës prej 53.1 milion eurove për vazhdim të kontratës 18 janar – 31 dhjetor 2018, përkatësisht 01 qershor 2019.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...