Kur jeni në pritje të takimit të parë me një partner potencial, janë disa gabime që duhen shmangur, në mënyrë që ai takim të shkojë sa më mirë dhe të mos ketë momente shqetësuese.
Dy pije maksimumi
Ne mund të jemi të aftë për të kaluar në situatë potencialisht shqetësuese, por nëse e teprojmë me pije, do të bëjmë një gabim shumë të madh në këtë aspekt. Askujt nuk i pëlqen një tollovi e shkaktuar nga dehja.
Përmendja e ish-it
Një gabim tjetër i madh që ndodh në takimet e para është përmendja e ish-të dashurit. Pa marrë parasysh a jeni duke i përmendur për të shprehur mllefin që keni ndaj tyre, kjo do të jetë një shenjë negative dhe një gjest jo i mirë.
Bllokimi i telefonit
Mendoj se të gjithë e kemi një mik, i cili është së tepërmi i lidhur me telefonin e tij dhe i cili nuk mund të ndalojë së dërguari mesazhe, postime apo diçka të tillë. Kjo është diçka shumë e mërzitshme, prandaj nëse dëshironi një takim të dytë, mundohuni të mos e bëni asnjëherë.
Kodi i veshjes
Kur bëhet fjalë për veshjen, ju duhet të mundoheni të dukeni bukur, por aq sa duhet, dhe jo duke e tepruar. Ju nuk dëshironi të visheni në mënyrë shumë provokative apo ta dërgoni mesazhin e gabuar. Në të njëjtën kohë nuk duhet veshur edhe shumë thjesht.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I