Google ADS

Fiorentina refuzon të luajë në një vjetorin e vdekjes së Astorit

11:46 | 9 Shkurt 2019
Arbresh.info

Vdekja e Davide Astorit ka tronditur klubin e Fiorentinës por edhe gjithë futbollin italian.

Kapiteni i Fiorentinës kishte gjetur vdekjen më 4 mars të vitit 2018 në një dhomë hoteli ditën e ndeshjes mes Udineses dhe Fiorentinës.

Ish-reprezentuesi italian kishte pasur një sulm në zemër dhe në atë moment nuk kishte mundur të lajmëronte askënd nga skuadra.

Astori ishte i vetëm në dhomë dhe pasi nuk ishte paraqitur në mëngjesin e përbashkët me pjesën tjetër të ekipit, shokët e skuadrës dhe trajnerët kishin shkuar tek dhoma e tij duke e gjetur të vdekur.

Më 4 mars është përvjetori i vdekjes së tij dhe në atë ditë Fiorentina do të ndeshet me Atalantën.

Por klubi vjollcë i ka bërë të qartë Federatës së Futbollit të Italisë që nuk do të zbres në fushë në atë datë.

Tani komisioni i garave në FIGC është duke diskutuar me dy skuadra tjera që ndeshja Atalanta – Fiorentina të zhvillohet më 3 mars, ndërsa një ndeshje tjetër të luhet më 4 mars.

Kujtojmë që Fiorentina ka vendosur që qendrën stërvitore ta emërojë Davide Astori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme