Dialogun në kuadër të Paktit për Universitetin, kryeministri Edi Rama e vazhdoi me studentët në Korçë.
Duke iu referuar bllokimit të mësimit në disa fakultete dhe grevës së pedagogëve, ai tha: “Janë mbledhur disa pedagogë që duan abrogimin e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve. Kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit”.
Rama kërkoi nga studentët që të rrisin presionin ndaj pedagogëve përsa i përket transparencës së titujve akademikë, që ishte gjithashtu pjesë e 8 kërkesave të protestës: “Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi, farsa e titujve akademikë”.
Sipas kryeministrit, kjo nuk mund të bëhet nga qeveria, por duhet të jenë vetë pedagogët që duhet të përcaktojnë modalitetet: “Kur dhe si do të bëhet kjo? Këta nuk e thonë dhe nxisin studentët të bllokojnë mësimin”.
Gjatë takimit, Rama u shpreh i gatshëm të bisedojë me çdo student apo përfaqësi të tyre për shqetësime të ndryshme të botës universitare: “Vetëm edukatën nuk e negocioj, gjithë të tjerat janë të negociueshme”./tch
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...