Ndonjëherë këshillat në blogje e revista mbi shëndetin dhe bukurinë janë të ngatërruara. Jo rrallë herë shëndeti kërkon konsumin e disa produkteve që në fakt i “prishin punë” bukurisë. Sigurisht, po aq shpesh ndodh e anasjellta. Por ka edhe plot produkte që i shërbejnë të dyjave.
Vitamina E është një vitaminë e rëndësishme e cila luan role thelbësore për shëndetin e njeriut. Ajo është para së gjithash një antioksidant që mund të neutralizojë plakjen e qelizave. Por ky vitamina E është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Përveç kësaj, një nga detyrat kryesore të vitaminës E është të përforcojë mbrojtjen imunitare. Parandalon çrregullimet e lëkurës si puçrrat dhe ekzema. Ndihmon në ndërlikimet diabetike, është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i shkëlqyer kundër sindromit premenstrual.
Marrja e vitaminës E shpesh lidhet me atë të vitaminës A dhe C, dhe integratoreve të acideve yndyrore siç janë Omega-3 dhe Omega-6, që janë në gjendje të rigjenerojnë vitaminën E, në veçanti tocopherol-in, i cili pasi kryen funksionin e tij mund të oksidohet.
Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile. Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj kancerit është më i madh, si dhe mund të formohen perdet në sy.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...