Kroacia dërgon 30 trupa në Kosovë në kuadër të NATO-s

23:35 | 8 Shkurt 2019
A. B.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar sot se kontingjenti prej 30 ushtarëve kroat është dërguar në Kosovë në mbështetje të operacionit të NATO-s për ruajtje të paqes.

Kontigjenti i 30 ushtarëve kroat nga kazermat Knez Trpimir në Divulj pranë Trogir është dërguar në operacion paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, ku forcat kroate kanë marrë pjesë 10 vitet e fundit, shkruan lajmi.net.

Largimi i kontingjentit u shoqërua nga kreu i njesisë ajrore të 93-të, kolonel Boris Panic, i cili vuri në dukje se Forca Ajrore Kroate (HRZ) në misionin në Kosovë ka qen vazhdimisht duke marrë pjesë që nga viti 2009.

Komandanti i 30-të i kontingjentit, koloneli Stjepan Stepiq tha se ushtarët janë të përgatitur mirë, me përvojë dhe të gatshëm për një mision tjetër.

“Për dhjetë vitet e fundit, anëtarët tanë kanë kontribuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës nën kujdesin e operacionit të NATO-s dhe roli ynë është gjithashtu të konfirmojmë angazhimin e plotët ë kësaj kohe për suksesin e misionit dhe për të prezantuar vendin me dinjitet dhe nder”, është shprehur Stepiq.

Detyra themelore e ushtarëve kroatë në bazën amerikane Bondstil në Ferizaj është transportimi i personave dhe ngarkesave, kanë treguar autoritetet kroate.

Ndërkohë vlen të theksohet se Kroacia është ndër shtetet më përkrahëse të Kosovës në rajon

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme