Google ADS

E pranon Bartomeu: De Jong kishte zgjedhur PSG-në

23:01 | 8 Shkurt 2019
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka pranuar se intervenimi vonë i tij shpëtoi marrëveshjen me Frenkie de Jong.

Bartomeu ka zbuluar se mesfushori i Ajaxit ishte i gjithi i vendosur për të nënshkruar me Paris Saint Germainin para bisedimeve fytyrë me fytyrë me talentin e ri muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Duke e ditur se Frenkie De Jong kishte zgjedhur për të nënshkruar me PSG-në dhe kishte refuzuar ofertën nga Barça, unë vendosa për të marrë një aeroplan për të shkuar në Amsterdam”, ka zbuluar presidenti.

Dhe në fund Bartomeu fitoi përkushtimin e De Jongut para drejtorit sportiv të PSG-snë, Antero Henriquez.

De Jong do t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës për një tarifë prej 86 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme