Kryeministri Edi Rama nga Korça ka premtuar se do të rindërtohet stadiumi i Skënderbeut. Gjatë fjalës së tij me qytetarët, kreu i qeverisë tha se plani e parashikon rindërtimin.
Ai nuk nguroi të bënte edhe batuta me Elisa Spiropalin, për të cilën tha se ka një dobësi të veçantë për Skënderbeun.
“Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit tani. Kështu që përveç, Elbasanit, Shkodrës, Tiranës po nisim dhe Kukësin. Por duke pasur Elisën deputetë, që Elisa ka një dobësi të veçantë për Skënderbeun, ka mundësi që radhën pas Kukësit ta ketë Skënderbeu. Përtej shakasë kjo lidhet edhe me planin këtu. Nëse e keni parë planin këtu që është realizuar në pjesën më të madhe, plani ka edhe një hotel në zonën midis fushave dhe stadiumit që ne duam, shpresojmë dhe urojmë dhe do bëjmë çmos që të jetë një shembull për turizmin e nivelit të lartë, një hotel me 5 yje dhe plani ka edhe rindërtimin e stadiumit”, tha Rama.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...